Bota

Japoni, vazhdojnë përpjekjet e kërkimit 17 ditë pas rrëshqitjes së dheut

Personeli i shpëtimit, i përbërë nga zjarrfikës, polica dhe njësi ushtarake, vazhdojnë të kërkojnë personat e mbetur nën tokë në zonën ku ndodhi rrëshqitja e dheut në Atami

Ahmet Furkan Mercan  | 19.07.2021 - Përdıtësım : 19.07.2021
Japoni, vazhdojnë përpjekjet e kërkimit 17 ditë pas rrëshqitjes së dheut

Tokio

Gati tre javë pas përmbytjes dhe rrëshqitjes së dheut që shkaktoi vdekjen e 18 personave në Japoni, përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar ende, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Atami të Prefekturës Shizuoka në jugperëndim të kryeqytetit Tokio, të paktën 130 shtëpi u shkatërruan për shkak të katastrofës më 3 korrik.

Zyrtarët e qytetit njoftuan se trupat e tre personave të tjerë u gjetën gjatë përpjekjeve të kërkimit dhe shpëtimit, me çka numri i të vdekurve u rrit në 18.

Ndërkaq, të paktën 12 persona konsiderohen të zhdukur në qytet.

Personeli i shpëtimit, i përbërë nga zjarrfikës, polica dhe njësi ushtarake, vazhdojnë të kërkojnë personat e mbetur nën tokë në zonën ku ndodhi rrëshqitja e dheut në Atami.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın