Bota

Japoni, në qytetin Yamato ndalohet përdorimi i celularit gjatë ecjes

Hulumtimi publik i kryer në dy pjesë të qytetit në muajin janar, zbuloi se 12 për qind e këmbësorëve kishin përdorur telefonin gjatë ecjes

Ahmet Furkan Mercan  | 25.06.2020 - Përdıtësım : 26.06.2020
Japoni, në qytetin Yamato ndalohet përdorimi i celularit gjatë ecjes Foto: AA/Arhiv

Tokio

Në qytetin Yamato në juglindje të Japonisë ndalohet përdorimi i celularit gjatë ecjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Kyodo, mësohet se këshilli i qytetit nëpërmjet një rregulloreje vendosi ndalimin e përdorimit të telefonit celular gjatë ecjes në qytetin Yamato në rajonin Kanagawa. 

Hulumtimi publik i kryer në dy pjesë të qytetit në muajin janar, zbuloi se 12 për qind e këmbësorëve kishin përdorur telefonin gjatë ecjes. 

Pas hulumtimit, u vendos miratimi i rregullores që u paraqit në këshillin e qytetit. Sipas vendimit këmbësorët mund të përdorin telefonat e tyre në lokacione të tilla publike si rrugë dhe parqe, ndërkohë që do të ndalen në pikat ku të mos ndërpresin trafikun.

Bëhet e ditur se nuk do të zbatohen procedura ndëshkimore për ata që nuk do të zbatojnë këtë vendim i cili hyn në fuqi më 1 korrik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın