Japoni, një grup pro-Palestinës protestoi kundër pjesëmarrjes së Izraelit në panairin teknologjik
Grupi, i cili u prezantua si "Palestinezë në Japoni", reagoi ndaj ngjarjes që po organizohej në bashkëpunim me Izraelin.

Shkup
Një grup mbështetës i Palestinës protestoi kundër Konferencës ndërkombëtare të teknologjisë "Cybertech Tokyo 2025" në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, raporton Anadolu.
Grupi, i cili u prezantua si "Palestinezë në Japoni", reagoi ndaj ngjarjes që po organizohej në bashkëpunim me Izraelin.
Protestuesit u mblodhën përpara hotelit ku u mbajt konferenca, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur slogane.
Disa demonstrues që hynë në sallën e konferencës reaguan duke brohoritur slogane drejt folësve dhe pjesëmarrësve.