Bota, Shëndetësi

Japoni, gjendja e jashtëzakonshme e pjesshme mund të zgjerohet në dy të tretat e vendit

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar për herë të parë mbi 49 mijë raste, pasi numri i rasteve tejkaloi brenda javës 30 mijë dhe më pas 40 mijë.

Ahmet Furkan Mercan  | 22.01.2022 - Përdıtësım : 23.01.2022
Japoni, gjendja e jashtëzakonshme e pjesshme mund të zgjerohet në dy të tretat e vendit

Tokio

Japonia planifikon të zgjerojë gjendjen e jashtëzakonshme të pjesshme që zbaton në 16 rajone kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar për herë të parë mbi 49 mijë raste, pasi numri i rasteve tejkaloi brenda javës 30 mijë dhe më pas 40 mijë.

Ka tërhequr vëmendjen se pas 500 rasteve që u regjistruan më 1 janar 2022, numri rasteve brenda 20 ditëve është rritur rreth 100 herë më shumë.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, qeveria pas rekordeve të reja do të zgjerojë përfshirjen e gjendjes së jashtëzakonshme të pjesshme që zbatohet aktualisht në 16 rajone.

Sipas kësaj, gjendja e jashtëzakonshme e pjesshme do të zgjerohet në 29 rajone nga 47 që ka gjithsej vendi. Në këtë mënyrë kjo praktikë do të jetë e vlefshme në dy të tretat e vendit.

Vendimi në fjalë do të bëhet i ditur për opinionin publik në fillim të javës pas rekomandimit nga Bordi Këshillues për COVID-19 të qeverisë.

Gjendja e jashtëzakonshme e pjesshme u jep kompetenca prefekturave të rajoneve që të kërkojnë kufizime për orët menaxhimit të restoranteve, ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike dhe që qytetarët të mos udhëtojë jashtë rajonit.

Që nga zbulimi i rastit të parë në janar 2020, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Japoni është rritur në 2.026.560 nga një ditë më parë.

Numri i rasteve në vend u rrit mbi 1 milion në javën e parë të Olimpiadës së Tokios që u zhvillua në gusht 2021.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın