Bota

Japoni, 44 të tjerë të prekur nga COVID-19 në anijen-karantinë

Anija, e cila ende është duke mbajtur më shumë se 3.500 pasagjerë dhe ekuipazhin, ka 218 njerëz të infektuar me virusin nga 713 personat e testuar që kur anija u kthye në Portin Yokohama më 3 shkurt

Ekip   | 13.02.2020
Japoni, 44 të tjerë të prekur nga COVID-19 në anijen-karantinë

Tokio

Ministria japoneze e Shëndetësisë njoftoi të enjten se 44 persona të tjerë në anijen që po mbahet në karantinë pranë Tokios kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit që shkakton sëmundjen e re të njohur si COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anija, e cila ende është duke mbajtur më shumë se 3.500 pasagjerë dhe ekuipazhin, ka 218 njerëz të infektuar me virusin nga 713 personat e testuar që kur anija u kthye në Portin Yokohama më 3 shkurt.

Në total, Japonia ka 247 raste të konfirmuara të sëmundjes së re e cila shpërtheu në Wuhan, një qytet në Kinën qendrore në dhjetor.

Ministri i Shëndetësisë, Katsunobu Kato, u tha gazetarëve se pesë prej pacientëve të dërguar në spitale më herët kanë simptoma të rënda, janë në respirator artificial ose nën kujdes intensiv.

Kato gjithashtu tha se qeveria ka vendosur të lejojë pasagjerët më të vjetër se 80 vjeç të nxirren nga anija nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë dhe nëse rezultojnë negativ ndaj virusit. Ai tha se rezultatet e testeve të mbi rreth 200 pasagjerëve të kualifikuar janë duke u zhvilluar, kurse personave me probleme shëndetësore kronike ose në kabina pa dritare operative do t'u jepet përparësi.

Kato tha se masa është për të zvogëluar rreziqet shëndetësore të pasagjerëve të mbërthyer në dhoma në kushte të vështira. Ata që lirohen do t'ju kërkohet të qëndrojnë në një strukturë të caktuar deri në fund të periudhës së karantinës.

"Ne po bëjmë çmos për shëndetin e anëtarëve të ekuipazhit dhe pasagjerëve që qëndrojnë në anije", tha Kato në një konferencë shtypi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın