Bota

Japoni, 23 persona të vdekur për shkak të temperaturave të larta

Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive njoftoi se 8.122 njerëz u shtruan në spital gjatë 19-25 korrikut për shkak të goditjes nga nxehtësia

Ahmet Furkan Mercan   | 28.07.2021
Japoni, 23 persona të vdekur për shkak të temperaturave të larta

Tokio

Në javën e fundit në Japoni 23 persona humbën jetën për shkak të temperaturave të larta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive njoftoi se 8.122 njerëz u shtruan në spital gjatë 19-25 korrikut për shkak të goditjes nga nxehtësia.

Agjencia njoftoi se 23 prej tyre vdiqën dhe më shumë se 3.000 prej tyre janë në gjendje serioze.

Më tej, thuhet se më shumë se gjysma e të shtruarve në spital ishin mbi moshën 65-vjeç, 2.627 ishin midis moshës 18 deri 64-vjeç dhe 800 nën moshën 17-vjeçare.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e pajisjeve të ventilimit kur temperatura arrin 28 gradë ose kur lagështia arrin në 70 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın