Bota

Japonezi më i vjetër vdes në moshën 112-vjeçare

Autoritetet e qytetit Nara në provincën Nara në ishullin jugor Honshu njoftuan se Mikizo Ueda vdiq në moshën 112-vjeçare të premten e kaluar

Riyaz Khaliq Khaliq  | 13.09.2022 - Përdıtësım : 15.09.2022
Japonezi më i vjetër vdes në moshën 112-vjeçare

Istanbul

Personi më i vjetër në Japoni ka ndërruar jetë në moshën 112-vjeçare, njoftuan sot autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e qytetit Nara në provincën Nara në ishullin jugor Honshu njoftuan se Mikizo Ueda vdiq në moshën 112-vjeçare të premten e kaluar.

Ueda lindi më 11 maj të vitit 1910, duke e bërë atë qytetarin më të vjetër të Japonisë.

Në një intervistë për NHK të Japonisë vitin e kaluar në shtator, Ueda tha se: "Sekreti i një jete të gjatë është t'i lejosh gjërat të ndodhin".

Autoritetet lokale theksuan se Ueda "kurrë nuk ishte sëmurë rëndë dhe shpesh e kalonte kohën duke lëvizur dhe duke kënduar".

Në fillim të prillit të këtij viti, personi më i vjetër në botë që jetonte në Japoni vdiq në moshën 119-vjeçare. Kane Tanaka vdiq në Fukuoka, në Japoninë jugperëndimore, ku edhe jetonte.

E lindur më 2 janar të vitit 1903, Tanaka mbushi 119 vjet në fillim të këtij viti. Ajo lindi një vit para luftës ruso-japoneze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın