Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze djegin pikën e "sigurisë" izraelite në Bregun Perëndimor
Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze zhvilluan demonstrata të dhunshme, pasi ushtarët izraelitë plagosën një fëmijë hebre "duke menduar se ishte palestinez"

Stamboll
Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze i kanë vënë flakën një pike "sigurie" të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, në të cilën thuhet se ndodheshin pajisje me vlerë rreth 1 milion dollarë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se një grup "i vuri flakën dhe dëmtoi një objekt në zonën e Brigadës Benyamin në të cilën ndodheshin sisteme që ndihmojnë në parandalimin e sulmeve dhe ofrojnë siguri" gjatë natës.
Gjithashtu në deklaratë u dënua sulmi ndaj pikës "së sigurisë" të ushtrisë izraelite. Në fotot e shpërndara të pikës "së sigurisë", e cila i ngjan një kabine, shihet se janë djegur pajisjet elektrike.
Sipas mediave izraelite, sulmi ndaj pikës ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar u krye nga izraelitë që kanë uzurpuar toka palestineze dhe se në pikën ushtarake ndodheshin pajisje sigurie me vlerë rreth 1 milion dollarë.
Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze zhvilluan demonstrata të dhunshme, pasi ushtarët izraelitë plagosën një fëmijë hebre "duke menduar se ishte palestinez".
Izraelitët fanatikë u përpoqën të sulmojnë edhe një postë të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.