Bota

Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze bastisin xhaminë Al-Aksa

- Pasi bastisën oborrin e Al-Aksasë, izraelitët kryen "rituale talmudike" nën mbrojtjen intensive të policisë.

Burak Dağ  | 30.07.2025 - Përdıtësım : 31.07.2025
Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze bastisin xhaminë Al-Aksa

Kuds

KUDS (AA) - Izraelitët të cilët uzurpojnë tokat palestineze, bastisën nën mbrojtjen e policisë izraelite xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, izraelitët, të cilët bastisën Al-Aksan në grupe, kanë nisur një tjetër provokim kundër myslimanëve.

Pasi bastisën oborrin e Al-Aksasë, izraelitët kryen "rituale talmudike" nën mbrojtjen intensive të policisë.


- "Status quo"-ja në lidhje me xhaminë Al-Aksa

Jordania konsiderohet vendi përgjegjës për çështjet fetare në Kuds, në përputhje me marrëveshjen "Wadi Araba" të nënshkruar me Izraelin në vitin 1994.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar sërish mes mbretit Abdullah II të Jordanisë dhe presidentit palestinez Mahmoud Abbas në vitin 2013, e drejta për mbrojtjen dhe kujdestarinë e Kudsit dhe vendeve të shenjta atje iu dha Jordanisë.

Xhamia Al-Aksa, sipas marrëveshjes, është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe vendeve të shenjta të Jordanisë.

Hebrenjtë të cilët më parë vizitonin Al-Aksën me lejen e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, që nga viti 2003 e deri më sot ata nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta në kuadrin e vendimit të njëanshëm të Izraelit, i cili shkel sovranitetin e Administratës së Vakëfeve.

Izraeli mbron idenë se po ruhet "status quo"-ja historike në Al-Aksa në të cilën "mund të kryejnë adhurime vetëm muslimanët ndërsa anëtarët e feve të tjera vetëm mund të kryejnë vizita".

Por, kolonët fanatikë hebrenj janë kapur shpesh në kamera duke u lutur dhe duke kryer rituale fetare gjatë bastisjeve në Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.