Bota

Izraelitët në protestë në Tel Aviv kundër reformës së propozuar gjyqësore

Protestuesit mbanin pankarta dhe brohorisnin parulla kundër politikave të qeverisë izraelite, duke shprehur shqetësimin se ndryshimet e propozuara në drejtësi mund të minojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe ekuilibrin e pushteteve në vend

Abdulbesar Ademi  | 04.01.2026 - Përdıtësım : 04.01.2026
Izraelitët në protestë në Tel Aviv kundër reformës së propozuar gjyqësore Foto: Yair Palti/AA

Tel Aviv

Qindra izraelitë janë mbledhur në sheshin Habima në Tel Aviv për të protestuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe reformës së propozuar nga qeveria mbi sistemin gjyqësor, raporton Anadolu.

Protestuesit mbanin pankarta dhe brohorisnin parulla kundër politikave të qeverisë izraelite, duke shprehur shqetësimin se ndryshimet e propozuara në drejtësi mund të minojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe ekuilibrin e pushteteve në vend.

Organizatorët thanë se reformat e planifikuara rrezikon themelet demokratike të Izraelit.

Demonstrata në Tel Aviv është pjesë e një vale protestash që kanë vazhduar prej muajsh në disa qytete izraelite, me pjesëmarrje të gjerë nga shoqëria civile, juristë, akademikë dhe ish-zyrtarë të sigurisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.