Bota

"Izraeli zbulon përpjekjet për sulm raketor nga Siria"

Ushtria izraelite thotë se sulmi i pasuksesshëm është kryer nga militantët shiitë të mbështetur nga Irani

Ekip  | 09.09.2019 - Përdıtësım : 10.09.2019
"Izraeli zbulon përpjekjet për sulm raketor nga Siria"

Kuds

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka zbuluar përpjekjet e "dështuara" të lançimit të raketave nga territori sirian drejt Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Në orët e hershme të mëngjesit, u zbulua një lançim i dështuar i disa raketave nga Siria", thuhet në kumtesën e ushtrisë izraelite, duke shtuar se predhat "nuk arritën brenda Izraelit".

Ushtria izraelite pretendon se tentimet janë bërë nga "milicitë shiite të udhëhequra nga forcat Kuds të Iranit nga periferia e Damaskut".

Ushtria izraelite thotë se regjimi i Assadit është përgjegjës për aktivitetet që zhvillohen në Siri.

Avichay Adraee, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, në Twitter shkroi se "Ne e paralajmërojmë regjimin e Bashar al-Assadit se do të paguajë çmim të lartë për lejimin e iranianëve dhe militantëve shiitë që të operojnë në territorin e tij, ku ai mbyll njërin sy dhe madje bashkëpunon me ta".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın