Izraeli vret një tjetër gazetar palestinez në Gaza, shifra e përgjithshme rritet në 228
- Ismail Abu Hatab, fotoreporter palestinez, humbi jetën në një sulm izraelit në perëndim të Qytetit të Gazës, thanë autoritetet lokale

Istanbul
STAMBOLL (AA) – Ushtria izraelite ka vrarë një tjetër gazetar palestinez në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e gazetarëve të vrarë që nga tetori i vitit 2023 në 228, thanë autoritetet lokale, transmeton Aandolu.
Ismail Abu Hatab, fotoreporter palestinez, humbi jetën në një sulm izraelit në perëndim të Qytetit të Gazës, tha zyra mediale e qeverisë në një deklaratë.
Zyra dënoi “vrasjen sistematike të gazetarëve palestinezë nga Izraeli në Gaza” dhe u bëri thirrje institucioneve të të drejtave të njeriut dhe të medias të “dënojnë këto krime sistematike kundër gazetarëve të Gazës”.
Ushtria izraelite ka kryer një ofensivë brutale në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, duke vrarë deri më tani më shumë se 56.500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhëra arresti nëntorin e kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.