Izraeli vret një tjetër gazetar në Gaza, shifra totale shkon në 252
Gazetari palestinez Mohammed al-Daya u vra në një sulm izraelit që shënjestroi një tendë të personave të zhvendosur në Deir al-Balah.

Shkup
Izraeli ka vrarë një tjetër gazetar në sulmet intensive në Rripin e Gazës të shtunën, transmeton Anadolu.
Gazetari palestinez Mohammed al-Daya u vra në një sulm izraelit që shënjestroi një tendë të personave të zhvendosur në Deir al-Balah.
Sipas autoriteteve, numri i gazetarëve të vrarë në sulmet izraelit që nga tetori i vitit 2023 ka arritur në 252.
Të shtunën, ushtria izraelite vrau mbi 80 palestinezë në sulmet në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, ndërsa numri i viktimave deri më tani ka arritur në gati 66 mijë, shumica gra dhe fëmijë.
Sulmet ajrore dhe tokësore e kanë lënë Gazën kryesisht të pabanueshme, duke e shtyrë popullsinë e saj drejt urisë.
Hetuesit e OKB-së arritën së fundmi në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.