Bota, Sport

Izraeli vret në Gaza ish-basketbollistin e kombëtares palestineze, Mohammed Shaalan

Ushtria izraelite shënjestroi dhe vrau ish-lojtarin e basketbollit të kombëtares palestineze, Mohammed Shaalan, teksa ai përpiqej të arrinte te ndihma humanitare për të ushqyer fëmijët e tij

Jomaa Younis, Ömer Erdem  | 20.08.2025 - Përdıtësım : 21.08.2025
Izraeli vret në Gaza ish-basketbollistin e kombëtares palestineze, Mohammed Shaalan

Stamboll

Ushtria izraelite shënjestroi dhe vrau ish-lojtarin e basketbollit të kombëtares palestineze, Mohammed Shaalan, teksa ai përpiqej të arrinte te ndihma humanitare për të ushqyer fëmijët e tij, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, në lajmin e saj që e bazon mbi burime lokale tha se "Forcat pushtuese hapën zjarr ndaj 40-vjeçarit Shaalan, i cili po përpiqej të arrinte te ndihma humanitare në Khan Younis për të ushqyer fëmijët e tij. Shaalan ra dëshmor si pasojë e të shtënave me armë zjarri".

Gjithashtu thuhet se Shaalan ishte detyruar të kërkonte ushqim dhe ilaçe për vajzën e tij, Meryem, e cila vuante nga dështimi i veshkave dhe sëmundja 'sepsis' dhe se ai shpesh bënte thirrje për ndihmë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın