Bota

Izraeli vret 2 gazetarë të tjerë në Gaza, rritet në 254 shifra totale

Yahya Barzaq dhe Sami Davud janë viktimat më të fundit të sulmeve izraelite, tha Zyra e Medias e qeverisë së Gazës.

Jomaa Younis, Mahmut Geldi  | 01.10.2025 - Përdıtësım : 01.10.2025
Izraeli vret 2 gazetarë të tjerë në Gaza, rritet në 254 shifra totale

Gaza

Numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite është rritur në 254 që prej fillimit të ofensivës më 7 tetor 2023, njoftoi Zyra e Medias e qeverisë së Gazës, transmeton Anadolu.

Në njoftimin nga zyra e medias thuhet se gazetarët Yahya Barzaq dhe Sami Davud janë viktimat më të fundit të sulmeve izraelite. Davud punonte për televizionin “Ravafid”, ndërsa Barzaq raportonte për disa media kur u vra.

Zyra dënoi ashpër shënjestrimin sistematik të gazetarëve nga ushtria izraelite dhe u bëri thirrje sindikateve arabe dhe ndërkombëtare të gazetarëve të dënojnë krimet e përsëritura kundër punonjësve të medias.

Në deklaratë u kërkua gjithashtu që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë për një armëpushim urgjent në Gaza dhe të garantojë mbrojtjen e civilëve dhe gazetarëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın