Bota

Izraeli vrau 3 palestinez në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Rripit të Gazës, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor 2025

Ramzi Mahmud, Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout, Ömer Erdem  | 19.01.2026 - Përdıtësım : 19.01.2026
Izraeli vrau 3 palestinez në Gaza, pavarësisht armëpushimit Foto: Abed Rahim Khatib/AA

Gaza

Gjatë sulmeve ajrore dhe goditjeve artilerike të ushtrisë izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, 3 palestinez humbën jetën dhe një tjetër u plagos, raporton Anadolu.

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Rripit të Gazës, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor 2025.

Sipas burimeve shëndetësore, në zonën Mawasi të Rafahut, një fëmijë humbi jetën si pasojë e të shtënave nga ushtarët izraelitë.

Në Khan Younis, gjatë të shtënave nga një dron izraelit, humbën jetën dy të tjerë.

Burime lokale raportuan se një i ri u plagos në Beit Lahia, pasi një bombë u hodh nga droni në një zonë ku ndodheshin civilë.

Ushtria izraelite gjithashtu kryeu sulme ajrore dhe artilerike në Khan Younis, Deir el-Balah, qytetin e Gazës dhe pjesën lindore të Jabalia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın