Bota

Izraeli vonon lirimin e të burgosurve derisa Hamasi të pranojë të lirojë më shumë pengje

“Është vendosur që të shtyhet lirimi i terroristëve të planifikuar për dje derisa të sigurohet lirimi i pengjeve të radhës, pa ceremoni degraduese”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit

Efe Özkan  | 23.02.2025 - Përdıtësım : 24.02.2025
Izraeli vonon lirimin e të burgosurve derisa Hamasi të pranojë të lirojë më shumë pengje Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se lirimi i të burgosurve palestinezë do të shtyhet “derisa të garantohet lirimi i pengjeve të radhës”, transmeton Anadolu.

“Është vendosur që të shtyhet lirimi i terroristëve të planifikuar për dje derisa të sigurohet lirimi i pengjeve të radhës, pa ceremoni degraduese”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

“Shkeljet e përsëritura” të Hamasit të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve u përmendën si arsye për shtyrjen.

Lirimi i të burgosurve palestinezë pritet të bëhet kur të lirohet raundi tjetër i pengjeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.