Bota

Izraeli vendos të ndërpresë energjinë elektrike në Gaza "menjëherë"

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Cohen ka thënë se Izraeli do t'i përdorë të gjitha mjetet deri në kthimin e pengjeve

Mohammad Sıo  | 09.03.2025 - Përdıtësım : 10.03.2025
Izraeli vendos të ndërpresë energjinë elektrike në Gaza "menjëherë"

Kuds

Izraeli njoftoi sot se ka vendosur të ndërpresë energjinë elektrike në Rripin e Gazës “menjëherë”, edhe pse energjia tashmë është ndërprerë për më shumë se 16 muaj, që nga fillimi i gjenocidit izraelit në tetor 2023, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të transmetimit të Izraelit, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Eli Cohen ka urdhëruar Kompaninë Elektrike të Izraelit të ndalojë transmetimin e energjisë elektrike në Rripin e Gazës “menjëherë”.

Transmetuesi izraelit shtoi se vendimi i Cohenit do të çojë në një ndërprerje të plotë të energjisë në rajon.

Sipas Times of Israel, Cohen ka thënë se Izraeli do t'i përdorë të gjitha mjetet deri në kthimin e pengjeve.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın