Bota

Izraeli vendos në izolim dy aktivistë të huaj nga anija humanitare për Gazën

Shtetasi brazilian Thiago Ávila dhe ligjvënësja e Parlamentit Evropian Rima Hassan janë transferuar në qeli të ndara burgu

Mohammad Sıo  | 11.06.2025 - Përdıtësım : 11.06.2025
Izraeli vendos në izolim dy aktivistë të huaj nga anija humanitare për Gazën

Stamboll

Izraeli ka vendosur dy aktivistë ndërkombëtarë nga anija e ndihmës që po shkonte në Gaza në izolim, tha sot një grup izraelit për të drejtat e njeriut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, organizata e të drejtave dhe qendra ligjore “Adalah” tha se vullnetari brazilian Thiago Ávila dhe anëtarja franko-palestineze e Parlamentit Evropian Rima Hassan u transferuan në ambiente të ndara burgu, larg të tjerëve, dhe u vendosën në izolim.

“Tiago Ávila u vendos në izolim në burgun Ayalon për shkak të grevës së tij të vazhdueshme të urisë dhe etjes, të cilën e filloi dy ditë më parë”, tha grupi.

“Rima Hassan u vendos në izolim në kushte çnjerëzore në burgun Neve Tirza pasi shkroi ‘Liri për Palestinën’ në një mur në burgun Givon”, njoftohet më tej.

Dyshja ishte midis 12 aktivistëve ndërkombëtarë të ndaluar nga forcat izraelite në bordin e anijes së ndihmës Madleen të hënën. Izraeli deportoi katër aktivistë në vendet e tyre të origjinës të martën, përfshirë aktivisten suedeze të klimës Greta Thunberg.

Anija u ndalua nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare ndërsa po lundronte për në Gaza në një përpjekje për të thyer bllokadën detare izraelite ndaj enklavës, ku mbi 55.000 njerëz janë vrarë nga sulmet vdekjeprurëse që nga tetori i vitit 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın