Bota

Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës

Shumë palestinezë u vranë si pasojë e sulmeve ajrore që Izraeli kreu gjatë natës ndaj qytetit të Gazës

Alban Agushi  | 30.06.2025 - Përdıtësım : 30.06.2025
Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës

Gaza

Izraeli vazhdon pa ndaluar sulmet kundër Rripit të Gazës duke shkaktuar shumë të vrarë, raporton Anadolu.

Shumë palestinezë u vranë si pasojë e sulmeve ajrore që Izraeli kreu gjatë natës ndaj qytetit të Gazës.

Trupat e palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në qytetin e Gazës u morën nga morgu i spitalit "Al-Shifa" në qytet dhe u varrosën.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në të paktën 56.412 ndërsa numri i të plagosurve në 133.054.

Krahas sulmeve të tij, Izraeli që nga 2 marsi i ka mbyllur kalimet e Gazës për ndihmën ushqimore, mjekësore dhe humanitare, duke thelluar krizën humanitare në enklavën palestineze.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.