Bota

Izraeli synon normalizimin e marrëdhënieve me 5 shtete të tjera arabe

"Ka pesë të tjera, domethënë Arabia Saudite, Sulltanati i Omanit, Katari, Nigeri dhe Maroku, ndërsa negociatat me këto vende do të intensifikohen pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA", tha ministri izraelit i Inteligjencës, Eli Cohen

Mahmoud Mohamed Barakat  | 27.10.2020 - Përdıtësım : 01.11.2020
Izraeli synon normalizimin e marrëdhënieve me 5 shtete të tjera arabe

Kuds

Ministri izraelit i Inteligjencës, Eli Cohen, tha se Izraeli do të intensifikojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me pesë shtete arabe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në fillim të nëntorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, unë thashë se do të ketë marrëveshje të tjera me një vend nga Gjiri dhe një vend nga Afrika dhe më vonë Bahreini dhe Sudani u bashkuan në rrugën historike", tha Cohen në një deklaratë.

"Ka pesë të tjera, domethënë Arabia Saudite, Sulltanati i Omanit, Katari, Nigeri dhe Maroku, ndërsa negociatat me këto vende do të intensifikohen pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA", shtoi ai.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë planifikuar të mbahen më 3 nëntor.

Deri më tani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Sudani kanë njoftuar normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, në një lëvizje që tërhoqi reagime të shumta nga palestinezët si një "tradhti" ndaj kauzës së tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.