Bota

Izraeli sulmon ndërtesën e televizionit shtetëror iranian

- Institucioni i Radio-Televizionit të Iranit (IRIB) në një deklaratë njoftoi se ndërtesat e saj në kryeqytetin Teheran janë shënjestruar nga Izraeli.

Ahmet Dursun  | 16.06.2025 - Përdıtësım : 17.06.2025
Izraeli sulmon ndërtesën e televizionit shtetëror iranian

Tahran

TEHERAN (AA) - Pas njoftimit se do të niste sulme ndaj vendbanimeve civile në Iran, Izraeli goditi ndërtesën e televizionit shtetëror iranian, transmeton Anadolu.

Institucioni i Radio-Televizionit të Iranit (IRIB) në një deklaratë njoftoi se ndërtesat e saj në kryeqytetin Teheran janë shënjestruar nga Izraeli.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë se sulmi ndodhi gjatë një programi të transmetuar në televizionin shtetëror.

Sulmi i cili është kryer derisa një prezantuese lajmesh ishte në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv duke reaguar ndaj sulmeve të Izraelit, shkaktoi dëme serioze në studio.

Pamjet tregojnë momentin e shpërthimit dhe ndërprerjen e transmetimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın