Bota

Izraeli shënjestron infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut në jug të Libanit

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee tha se në shënjestër u vendosën pozicionet e Hezbollahut në jug të Libanit, përfshirë depot e armëve dhe një lëshues raketash

Gülşen Topçu  | 07.08.2025 - Përdıtësım : 07.08.2025
Izraeli shënjestron infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut në jug të Libanit

Stamboll

Ushtria izraelite njoftoi se në sulmin e saj në jug të Libanit ka vendosur në shënjestër infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në një deklaratë në X tha se në shënjestër u vendosën pozicionet e Hezbollahut në jug të Libanit, përfshirë depot e armëve dhe një lëshues raketash.

"Hezbollahu vazhdon përpjekjet e tij për të rindërtuar infrastrukturën e tij në të gjithë Libanin, duke rrezikuar popullin libanez dhe duke i përdorur ata si mburoja njerëzore", tha Adraee. "Prania e pajisjeve të tilla luftarake dhe aktivitetet e Hezbollahut përbëjnë shkelje të marrëveshjeve midis Izraelit dhe Libanit", tha ai.

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se dy persona u plagosën fillimisht në sulmin e ushtrisë izraelite që kishte në shënjestër pjesët veriore të qytezës Deir Seryan, pranë lumit Litani. Në një lajm të mëparshëm në agjencinë libaneze të lajmeve NNA thuhej se ushtria izraelite vendosi në shënjestër pjesën veriore të qytetit Deir Seryan, duke bombarduar një garazh të përdorur për automjete dhe pajisje ndërtimi.

Pavarësisht armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit, i cili hyri në fuqi më 27 nëntor 2024, ushtria izraelite vazhdon sulmet e përditshme ajrore dhe tokësore në jug të Libanit. Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, ushtria izraelite ka kryer afro 3.000 shkelje në Liban, ku si pasojë janë vrarë të paktën 213 persona ndërsa 508 të tjerë janë plagosur.

Edhe pse ushtria izraelite është tërhequr pjesërisht nga Libani jugor, ajo mban pushtimin e pesë kodrave strategjike që mori në përleshjet e fundit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın