Bota

Izraeli shënjestron disa zona në Rripin e Gazës, pavarësisht armëpushimit

Sulme ajrore, granatime artilerie dhe të shtëna me armë nga ushtria izraelite raportohen në Gazën veriore dhe jugore

Betül Yılmaz  | 15.12.2025 - Përdıtësım : 15.12.2025
Izraeli shënjestron disa zona në Rripin e Gazës, pavarësisht armëpushimit

Gaza/Stamboll

Ushtria izraelite nisi sot një valë të re sulmesh në Rripin jugor dhe verior të Gazës, duke shënuar një tjetër shkelje të armëpushimit të brishtë në fuqi që nga 10 tetori, raporton Anadolu.

Dëshmitarët i thanë Anadolus se ushtria izraelite kreu sulme ajrore në qytetin jugor të Rafahut, i cili është plotësisht në zonën e verdhë të kontrolluar nga ushtria.

Ata shtuan se u qëllua pa dallim nga automjetet ushtarake izraelite drejt Rafahut verior.

Artileria izraelite bombardoi disa vende në Khan Younis-in lindor, mes zjarrit nga helikopterët, sipas dëshmitarëve okularë.

Jabalia lindore në Rripin verior të Gazës u shënjestrua gjithashtu nga helikopterët izraelitë ndërsa në lindje të qytetit të Gazës u qëllua me armë zjarri nga automjetet ushtarake.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, më shumë se 390 persona u vranë dhe mbi 1.060 të tjerë u plagosën në shkeljet e armëpushimit nga Izraeli në enklavë që nga 10 tetori.

Izraeli ka vrarë 70.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, të cilat kanë vazhduar pavarësisht armëpushimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın