Bota

Izraeli shkatërron shtëpitë në pronësi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

- Operacionet ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë shkatërruar më shumë se 1.000 shtëpi palestineze dhe kanë vrarë të paktën 55 persona që nga janari

Shpetim Hiseni  | 01.07.2025 - Përdıtësım : 01.07.2025
Izraeli shkatërron shtëpitë në pronësi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Shkup

SHKUP (AA) - Forcat izraelite shkatërruan një shtëpi në pronësi të palestinezëve në Kampin e Refugjatëve Nur Shams në qytetin Tulkarm të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Palestinezët akuzojnë Izraelin për shkatërrimin sistematik të shtëpive, duke ndryshuar strukturën gjeografike dhe demografike të kampit.

Operacionet ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë shkatërruar më shumë se 1.000 shtëpi palestineze dhe kanë vrarë të paktën 55 persona që nga janari, sipas dy komiteteve mediatike palestineze.

Shkatërrimi është përqendruar në tri kampe refugjatësh në veri të Bregut Perëndimor – Jenin, Tulkarem dhe Nur Shams – ku forcat izraelite kanë kryer operacione që nga 21 janari.

Vetëm në kampin Jenin, më shumë se 600 shtëpi janë shkatërruar dhe shumë të tjera kanë mbetur të pabanueshme, tha të shtunën komiteti mediatik i kampit.

Ai e përshkroi sulmin si pjesë të një fushate ushtarake 159-ditore të shënuar nga djegie shtëpish, prishje rrugësh dhe shndërrim i ndërtesave të banimit në poste ushtarake.

Që nga fillimi i operacioneve, 42 palestinezë janë vrarë në Jenin, me dhjetëra të tjerë të plagosur ose të arrestuar dhe rreth 22.000 njerëz të zhvendosur me forcë, sipas komitetit.

Një deklaratë tjetër nga komiteti mediatik i Tulkaremit tha se buldozerët izraelitë kanë shkatërruar 400 shtëpi në kampet Tulkarem dhe Nur Shams dhe kanë dëmtuan pjesërisht më shumë se 2.500 të tjera.

Komiteti tha se ushtria planifikon të shkatërrojë 106 ndërtesa të tjera, duke prekur më shumë se 250 njësi banimi.

Që nga fillimi i luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza më 7 tetor 2023, të paktën 986 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 7.000 janë plagosur në Bregun Perëndimor nga forcat dhe kolonët izraelitë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Në korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın