Bota

Izraeli shemb strukturat brenda selisë së agjencisë së OKB-së në Kudsin Lindor

Dëshmitarët thanë se forcat izraelite ngritën gjithashtu flamurin izraelit mbi kompleks, duke zëvendësuar flamurin e OKB-së

Lina Altawell  | 20.01.2026 - Përdıtësım : 20.01.2026
Izraeli shemb strukturat brenda selisë së agjencisë së OKB-së në Kudsin Lindor

Stamboll

Forcat izraelite dhe ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Ben-Gvir sot sulmuan selinë e mbyllur të Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në Kudsin Lindor dhe shkatërruan strukturat atje, thanë dëshmitarët, raporton Anadolu.

Ata thanë për AA-në se ekipet izraelite, të shoqëruara nga të paktën një buldozer, hynë në kompleksin e vendosur në lagjen Sheikh Jarrah dhe shkatërruan strukturat e lëvizshme dhe të përhershme në vend.

Dëshmitarët thanë se forcat izraelite ngritën gjithashtu flamurin izraelit mbi kompleks, duke zëvendësuar flamurin e OKB-së.

Aryeh King, një nënkryetar izraelit i bashkisë së Kudsit, në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X iu referua UNRWA-së si "naziste" dhe tha se largimi i saj nga Kudsi është duke u zhvilluar pas protestave dhe presionit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın