Izraeli refuzon të lirojë palestinezin në grevë urie
"Gjykata e Lartë e Izraelit refuzoi lirimin e të paraburgosurit palestinez, Maher al-Akhras, i cili është në grevë urie pavarësisht përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore", njoftoi Shoqata Palestineze e të Burgosurve

Kuds
Një gjykatë izraelitë në Kudsin e pushtuar ka refuzuar lirimin e një të paraburgosuri palestinez, i cili është në grevë urie në ditën e 95-të me radhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Gjykata e Lartë e Izraelit refuzoi lirimin e të paraburgosurit palestinez, Maher al-Akhras, i cili është në grevë urie pavarësisht përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore", njoftoi Shoqata Palestineze e të Burgosurve.
Njoftimi e cilësoi vendimin e gjykatës izraelite "një urdhër ekzekutimi" kundër palestinezit Al-Akhras.
Dje, avokati i palestinezit bëri apel për lirimin ose transferimin e tij në një spital palestinez.
Në një manifestim të mbajtur të martën, shumë aktivistë palestinezë dënuan masat izraelite kundër al-Akhras.
Al-Akhras u arrestua më 27 korrik nga autoritetet izraelite dhe u mbajt nën arrest administrativ pa asnjë gjykim ose akuzë kundër tij, gjë që çoi atë të fillonte një grevë urie në shenjë proteste kundër arresimit të tij.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.