Bota

Izraeli refuzon propozimin e OKB-së për de-përshkallëzim

Koordinatori special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Wennesland paraqiti në Izrael dhe Hamas një propozim për një armëpushim "të menjëhershëm", por Tel Avivi e refuzoi atë

Ekip  | 12.05.2021 - Përdıtësım : 12.05.2021
Izraeli refuzon propozimin e OKB-së për de-përshkallëzim

Kuds

Izraeli ka refuzuar një propozim të OKB-së për armëpushim "të menjëhershëm", zbuloi një burim i informuar palestinez sot herët në mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimi, i cili preferoi të mbetet anonim, për AA tha se koordinatori special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland paraqiti në Izrael dhe Hamas një propozim për një armëpushim "të menjëhershëm", por Tel Avivi e refuzoi atë.

Lidhur me pozicionin e Hamasit mbi propozimin, burimi tha se lëvizja nuk iu përgjigj propozimit, për shkak të refuzimit të Izraelit.

Sipas këtij burimi, Wennesland u kërkoi të dy palëve të ndërpresin zjarrin menjëherë, përndryshe çështjet do të shkojnë "drejt një lufte gjithëpërfshirëse".

Dhuna izraelite në qytetin e Kudsit shkaktoi shpërthimin e ofensivës së fundit në Rripin e Gazës e cila filloi të hënën në mbrëmje.

Numri i palestinezëve të martirizuar nga sulmet izraelite është rritur në 35, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë. Të paktën 220 të tjerë janë plagosur.

Pesë izraelitë gjithashtu janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa të Hamasit.

Tensionet kanë qenë të larta që nga java e kaluar pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimet e familjeve palestineze nga lagja Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın