Bota

Izraeli pretendon se ka vrarë ministrin iranian të inteligjencës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz pretendoi sot se ministri i inteligjencës i Iranit, Esmaeil Khatib, u vra në një sulm ajror gjatë natës në Teheran

Lina Altawell  | 18.03.2026 - Përdıtësım : 18.03.2026
Izraeli pretendon se ka vrarë ministrin iranian të inteligjencës

Stamboll

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz pretendoi sot se ministri i inteligjencës i Iranit, Esmaeil Khatib, u vra në një sulm ajror gjatë natës në Teheran, transmeton Anadolu.

"Ministri iranian i inteligjencës, Khatib, u eliminua gjithashtu gjatë natës", tha Katz në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij dhe të cituar nga portali i lajmeve "The Times of Israel".

Ai theksoi se kryeministri Benjamin Netanyahu "ka autorizuar ushtrinë të eliminojë çdo figurë të lartë iraniane pa patur nevojë për miratim shtesë".

Nuk ka patur asnjë përgjigje të menjëhershme nga Irani për pretendimin izraelit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın