Bota

Izraeli pretendon se ka shënjestruar komandantë të lartë iranianë në selinë qendrore

- Ministria izraelite e Mbrojtjes pretenduar se shumica e udhëheqësve të lartë të Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Iraniane u vunë në shënjestër derisa ishin në një takim në selinë qendrore

Faruk Hanedar  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 13.06.2025
Izraeli pretendon se ka shënjestruar komandantë të lartë iranianë në selinë qendrore

Kuds

KUDS (AA) - Ministria izraelite e Mbrojtjes pretenduar se shumica e udhëheqësve të lartë të Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Iraniane u vunë në shënjestër derisa ishin në një takim në selinë qendrore, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria izraelite e Mbrojtjes u theksua se ministri i Mbrojtjes, Yisrael Katz, u informua për sulmet.

Thuhet se Katz u takua me shefin e Shtabit izraelit Eyal Zamir, drejtorin e "Mossad"-it, David Barbea dhe zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë izraelite për të vlerësuar situatën.

Deklarata vuri në dukje se zyrtarët e sigurisë u informuan se shumica e komandantëve të lartë të Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Iraniane u vunë në shënjestër në një seli nëntokësore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın