Bota

Izraeli pretendon se ka kryer sulm ajror ndaj ministrit të Inteligjencës së Iranit

Tel Avivi ende po vlerëson rezultatet e sulmit, pa dhënë detaje të tjera

Lina Altawell  | 18.03.2026 - Përdıtësım : 18.03.2026
Izraeli pretendon se ka kryer sulm ajror ndaj ministrit të Inteligjencës së Iranit

Stamboll

Izraeli ka bërë të ditur se një sulm ajror ka shënjestruar ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib, ndërsa përshkallëzimi mes dy rivalëve rajonal vazhdon, transmeton Anadolu.

Kanali izraelit "Channel 12" raportoi se Tel Avivi ende po vlerëson rezultatet e sulmit, pa dhënë detaje të tjera.

Përshkallëzimi rajonal vazhdon ndërsa Izraeli dhe SHBA-ja kanë vazhduar një ofensivë të përbashkët kundër Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri tani rreth 1.300 persona, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın