Izraeli pretendon se ka goditur një depo raketash balistike në Iran
Ushtria izraelite pretendoi se gjithashtu ka goditur “një vend të mbrojtjes ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ku ruheshin raketa të destinuara për të shënjestruar avionë”
Stamboll
Izraeli ka pretenduar se ka goditur një depo raketash balistike dhe objekte kërkimi dhe zhvillimi të armëve në Iran, në mes të përshkallëzimit të vazhdueshëm, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë përmes rrjetit social amerikan X, ushtria izraelite pretendoi se gjithashtu ka goditur “një vend të mbrojtjes ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ku ruheshin raketa të destinuara për të shënjestruar avionë”.
Tensionet rajonale janë rritur që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani më shumë se 1.340 persona, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
