Bota

"Izraeli pranoi të dërgojë delegacion në SHBA për bisedimet mbi sulmet e mundshme në Rafah"

Shtëpia e Bardhë njoftoi se kryeministri izraelit Netanyahu ka pranuar të dërgojë delegacion në Washington për të biseduar për sulmet e mundshme tokësore në qytetin Rafah

Dilara Karataş  | 28.03.2024 - Përdıtësım : 29.03.2024
"Izraeli pranoi të dërgojë delegacion në SHBA për bisedimet mbi sulmet e mundshme në Rafah"

Ankara

Shtëpia e Bardhë njoftoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar të dërgojë delegacion në Washington për të biseduar për sulmet e mundshme tokësore në qytetin Rafah, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se Zyra e Netanyahut ka pranuar të planifikojë sërish vizitën e delegacionit dhe se SHBA-ja dhe Izraeli kanë filluar bisedimet për të caktuar datë të re.

"Takimi për të diskutuar mbi sulmet e mundshme tokësore në Rafah do të planifikohet sërish. Nuk duhet të harrojmë faktin se u arrit marrëveshje për të mbajtur takim këtu për të biseduar rreth operacioneve në Rafah", tha Jean-Pierre.

Më 25 mars në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) u miratua një rezolutë ku kërkohet sigurimi i një armëpushimi të menjëhershëm në Rripin e Gazës gjatë muajit Ramazan, në mënyrë që të kthehet në armëpushim të përhershëm dhe të qëndrueshëm në Rripin e Gazës.

Për shkak se SHBA-ja nuk vendosi veto ndaj rezolutës, kryeministri izraelit Netanyahu hoqi dorë nga dërgimi i delegacionit izraelit në takimin e planifikuar në Washington për të diskutuar mbi sulmin e mundshëm tokësor në Rafah.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın