Bota

"Izraeli po përgatitet për dritën jeshile të SHBA-së për të goditur sistemin e raketave balistike të Iranit"

Vlerësimet e institucioneve izraelite të sigurisë gjatë 24 orëve të fundit tregojnë se po rritet mundësia e një sulmi amerikan ndaj Iranit, tha media izraelite

Rania R.a. Abushamala  | 18.02.2026 - Përdıtësım : 18.02.2026
"Izraeli po përgatitet për dritën jeshile të SHBA-së për të goditur sistemin e raketave balistike të Iranit"

Stamboll

Izraeli po përgatitet për mundësinë që të marrë dritën jeshile nga SHBA-ja për të nisur një sulm ndaj sistemit të raketave balistike të Iranit, raportojnë mediat izraelite, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik KAN, skenari i një sulmi izraelit ndaj raketave balistike iraniane vjen në një kohë kur vëmendja është e përqendruar nëse presidenti amerikan Donald Trump do të urdhërojë sulm ndaj Iranit.

Vlerësimet e institucioneve izraelite të sigurisë gjatë 24 orëve të fundit tregojnë se po rritet mundësia e një sulmi amerikan ndaj Iranit, pas raundit të fundit të bisedimeve mes Washingtonit dhe Teheranit, raportoi e përditshmja izraelite Haaretz.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın