Bota

Izraeli përmes ambasadorit të SHBA-së i dërgon mesazh Hezbullahut ​se nuk dëshiron konflikt

Lajmi për pretendimin në fjalë është publikuar në gazetën e përditshme libaneze “Al-Akhbar”, e njohur për afërsinë e saj me Hezbollahun

İdiris Okuduci  | 04.07.2023 - Përdıtësım : 04.07.2023
Izraeli përmes ambasadorit të SHBA-së i dërgon mesazh Hezbullahut ​se nuk dëshiron konflikt

Bejrut

Izraeli i dërgoi një mesazh Hezbollahut përmes ambasadores së SHBA-së në Liban, Dorothy Shea, se nuk dëshiron konflikt, transmeton Anadolu.

Lajmi për pretendimin në fjalë është publikuar në gazetën e përditshme libaneze “Al-Akhbar”, e njohur për afërsinë e saj me Hezbollahun.

Sipas lajmit, Izraeli i dërgoi mesazh organizatës përmes ambasadores së SHBA-së në Bejrut, Dorothy Shea, në lidhje me tendat e ngritura nga Hezbollahu në zonat afër kufirit të Izraelit.

Shea u takua gjithashtu me kryeministrin libanez, Najib Mikati, për t'ia përcjellë mesazhin e Izraelit tek Hezbollahu.

Gjatë takimit, Shea i përcolli kryeministrit Mikati se “qeveria izraelite nuk ka ndërmend të nisë asnjë aksion ushtarak apo konflikt në zonën ku janë vendosur tendat, apo në ndonjë pjesë tjetër të Libanit”.

Sipas raportimit, qeveria e Tel Avivit nuk dëshiron asnjë sulm ndaj Izraelit nga territori libanez në lidhje me ngjarjet që po ndodhin në Palestinë.

Gjithashtu theksohet se forcat izraelite nuk do të përdornin forcën për të hequr tendat që Hezbollahu ngriti në kufi dhe se zgjidhja e problemit i është lënë ushtrisë libaneze me Forcën e Përkohshme Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNIFIL), e cila vepron në vijën kufitare Liban-Izrael.

Qeveria e Tel Avivit paralajmëroi më 21 qershor se mund të përdorë forcë për të hequr tendat e ngritura nga Hezbollahu në kufi.

- Tendat e ngritura nga Hezbollahu në kufi

Anëtarët e Hezbollahut ngritën dy tenda muajin e kaluar në një zonë afër Fermave Shebaa dhe kodrave Kefr Shuba, zonë e cila është pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967.

Ndërsa Izraeli i përshkruan tendat si një "pikë ushtarake", Hezbollah argumenton se aktivistët në rajon ngritën tendat për të treguar se Fermat Shebaa të pushtuara nga Izraeli i përkasin Libanit.

Izraeli pretendon se Fermat Shebaa janë pjesë e Kodrave Siriane të Golanit që i pushtoi në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967, kurse Libani thekson se ky lokalitet u takon atyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın