Bota

Izraeli: Nuk kemi premtuar lirimin e të burgosurit në grevë dhe liderit të Xhihadit Islamik

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Gantz tha se si pjesë e armëpushimit të arritur me Lëvizjen e Xhihadit Islamik, nuk kanë premtuar lirimin e të burgosurit në grevë, Khalil Avavde dhe udhëheqësit të Xhihadit Islamik, Bessam Saadi

Gülşen Topçu  | 10.08.2022 - Përdıtësım : 10.08.2022
Izraeli: Nuk kemi premtuar lirimin e të burgosurit në grevë dhe liderit të Xhihadit Islamik

Kuds

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz tha se si pjesë e armëpushimit të arritur me Lëvizjen e Xhihadit Islamik, nuk kanë premtuar lirimin e të burgosurit në grevë, Khalil Avavde dhe udhëheqësit të Lëvizjes Xhihadi Islamik, Bessam Saadi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për televizionin izraelit, Channel 12, Gantz deklaroi se janë në dialog me Egjiptin për këtë çështje.

Ndalimin e Saadiut, Gantz e përshkroi si "të saktë". "Ne nuk kemi bërë asnjë premtim për Avavden dhe Saadin se do të lirohen, por sigurisht që do të ketë dialog për këtë çështje", tha ai.

Gantz, duke folur për gazetën "Yediot Ahronot", nuk pranoi të komentojë pyetjen nëse Saadi dhe Avavde do të lirohen.

"Unë nuk po flas për atë që do të bëjmë. Ne nuk kemi asnjë detyrim tjetër përveçse të kontaktojmë egjiptianët për këtë çështje dhe ne do ta bëjmë këtë", tha Gantz.

Duke folur për Organizatën e Transmetimeve Publike të Izraelit (KAN) për çështjen e shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin, Gantz tha se zhvillimi i Gazës varet nga kthimi i të burgosurve në vendet e tyre.

Brigadat Izzeddin al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, njoftoi se 4 izraelitë, prej tyre 2 ushtarë, u kapën rob gjatë sulmeve izraelite në Gaza në vitin 2014.

- Sulmet izraelite në Gaza dhe armëpushimi

Të premten, Izraeli goditur objektiva në Gaza që pretendonte se i përkisnin Xhihadit Islamik, me arsyetimin se po përgatitej të sulmonte.

Pas sulmeve, një seri raketash u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit. Si pasojë e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës humbën jetën 44 persona, mes të cilëve 14 fëmijë dhe 4 gra, ndërsa nga pala izraelite nuk pati asnjë humbje.

Armëpushimi i arritur mes palëve, i ndërmjetësuar nga Egjipti, hyri në fuqi më 7 gusht.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), zëdhënësi i Xhihadit Islamik, Davud Shihab tha se armëpushimi u arrit pasi Kajro premtoi se do të punonte për lirimin e Khalil Avavdes, i cili ishte në grevë urie në burgjet izraelite dhe udhëheqësin e Xhihadit Islamik, Bessam Saadi, i cili u arrestua më 1 gusht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın