Bota

Izraeli njofton se ka përfunduar sulmin ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit

Izraeli pretendon se ka shkatërruar dhjetëra radarë dhe lëshues raketash tokë-ajër në Iran

Enes Canlı, Mustafa Deveci  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 13.06.2025
Izraeli njofton se ka përfunduar sulmin ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit

Kuds

Izraeli pretendon se ka shkatërruar dhjetëra radarë dhe lëshues raketash tokë-ajër në Iran dhe njoftoi se ka "përfunduar një sulm gjithëpërfshirës ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit", transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite thuhet se avionët luftarakë përfunduan një "sulm gjithëpërfshirës" ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit si rezultat i informacionit të marrë nga njësia e inteligjencës.

Ushtria izraelite pretendon se ka shkatërruar dhjetëra radarë dhe lëshues raketash tokë-ajër në Iran ndërsa ka mbrojtur idenë se ky veprim do të "rrisë lirinë e veprimit të Izraelit në hapësirën ajrore të Iranit".


- Izraeli pretendon se kompleksi bërthamor Natanz u dëmtua rëndë

Zyrtarët izraelitë që folën për mediat lokale, emrat e të cilëve nuk u zbuluan, pretendojnë se kompleksi bërthamor Natanz në provincën Isfahan të Iranit u dëmtua rëndë në sulmet e mëngjesit të sotëm.

Televizioni shtetëror iranian tha se kompleksi bërthamor Natanz në provincën Isfahan u godit në sulmet e Izraelit ndaj Iranit.


- Izraeli kreu sulme ndaj shumë qyteteve në Iran

Sot në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj Iranit, përfshirë kryeqytetin Teheranin, Tabrizin, centralin bërthamor Natanz në Isfahan dhe qytetet Lorestan dhe Kermanshah.

Në sulme u vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Iranit, gjeneral major Mohammad Bagheri, komandantin e përgjithshëm të korpusit të Gardës Revolucionare, gjeneral major Hossein Salami dhe 6 shkencëtarë bërthamorë.

Vendbanimet civile u goditën gjithashtu gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran dhe shumë civilë humbën jetën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın