Bota

Izraeli njofton se ka filluar sulme të reja ndaj kryeqytetit të Iranit

Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga rajoni, bëhet e ditur se pranë aeroportit në qytetin Karaj në afërsi të Teheranit janë dëgjuar shpërthime

Mustafa Deveci, Ahmet Dursun  | 18.06.2025 - Përdıtësım : 19.06.2025
Izraeli njofton se ka filluar sulme të reja ndaj kryeqytetit të Iranit

Teheran/Ankara

Izraeli njoftoi se ka nisur sulme të reja ajrore në kryeqytetin e Iranit, Teheran, raporton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim ushtria izraelite njoftoi kryerjen e sulmit të ri ajror ndaj Teheranit.

Më tej mbrohet ideja se në sulme janë shënjestruar "pikat ushtarake që i përkasin Iranit në rajonin e Teheranit".

Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga rajoni, bëhet e ditur se pranë aeroportit në qytetin Karaj në afërsi të Teheranit janë dëgjuar shpërthime.

Sipas pamjeve të publikuara në mediat sociale, por që ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet zyrtare, sulmet izraelite kanë patur në shënjestër rajonin verilindor të Teheranit.

Gazetari i AA-së transmeton se zhurmat e sulmeve të cilat thuhet se janë kryer në verilindje të kryeqytetit, nuk janë dëgjuar nga qendra e Teheranit.

Autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë në lidhje me sulmet e reja ajrore në Teheran.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın