Politikë, Bota

Izraeli njoftoi se do të sulmojë Teheranin, pretendon se Irani ka shkelur armëpushimin

- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, në një deklaratë me shkrim tha se ai i kishte dhënë udhëzime ushtrisë izraelite të niste sulme ajrore ndaj objektivave në Teheran

Enes Canlı  | 24.06.2025 - Përdıtësım : 24.06.2025
Izraeli njoftoi se do të sulmojë Teheranin, pretendon se Irani ka shkelur armëpushimin

Kuds

KUDS (AA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se ka urdhëruar ushtrinë izraelite të sulmojë intensivisht objektivat në Teheran, duke pretenduar se Irani ka shkelur armëpushimin, transmeton Anadolu.

Katz në një deklaratë me shkrim tha se ai i kishte dhënë udhëzime ushtrisë izraelite të niste sulme ajrore ndaj objektivave në Teheran.

Duke pretenduar se Irani kishte shkelur armëpushimin e shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke lëshuar raketa, Katz tha se qeveria izraelite i kishte dhënë urdhrin ushtrisë izraelite në koordinim me kryeministrin, Benjamin Netanyahu, si pjesë e politikës së saj për t'iu përgjigjur ashpër çdo shkeljeje të armëpushimit.

Po ashtu pati thirrje nga qeveria dhe opozita në Izrael për t'iu përgjigjur sulmeve ndaj Iranit.

Pas pretendimeve se u lëshuan raketa nga Irani, ministri izrealit i Financave, i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, shkroi në llogarinë e tij në rrjetet sociale: "Teherani do të dridhet".

Kreu i Partisë opozitare "Izraeli, Shtëpia Jonë", Avigdor Liberman, gjithashtu bëri një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale duke thënë: "Tre orë e gjysmë pasi Presidenti i SHBA-së shpalli armëpushimin, Irani hapi zjarr. Ne nuk duhet ta tolerojmë këtë, nuk duhet të përmbahemi, duhet të përgjigjemi menjëherë".

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrëmë njoftoi se është arritur një "armëpushim i plotë dhe total" midis Izraelit dhe Iranit dhe se në këtë mënyrë lufta do të përfundojë, ndërsa në mëngjes kishte njoftuar se armëpushimi ka filluar.

Ushtria izraelite pretendoi se u lëshuan raketa nga Irani drejt Izraelit verior dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore parandaluan sulmin. Ende nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Irani në lidhje me sulmin me raketa.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın