Bota

Izraeli nisi sulme të reja ajrore në perëndim të Iranit

Ende nuk janë dhënë detaje rreth objektivave të sulmuara nga avionët luftarakë izraelitë

Mohammad Sıo  | 17.06.2025 - Përdıtësım : 17.06.2025
Izraeli nisi sulme të reja ajrore në perëndim të Iranit

Stamboll

Ushtria izraelite nisi sulme të reja ajrore në perëndim të Iranit, ndërsa përshkallëzimi vazhdoi të zgjerohej midis dy armiqve të përbetuar rajonalë, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik i Izraelit raportoi sulmet, pa dhënë detaje rreth objektivave të goditura.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, kur Izraeli nisi sulme ajrore të koordinuara në shumë vende në të gjithë Iranin, duke përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse.

Autoritetet izraelite thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa iraniane që nga e premtja.

Irani, nga ana e tij, tha se të paktën 224 persona janë vrarë dhe mbi 1.000 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın