Izraeli nis sulm “parandalues” ndaj Iranit ndërsa shpërthime tronditin Teheranin
Shpërthime u dëgjuan në Teheran herët të shtunën dhe re të dendura tymi u panë mbi disa pjesë të qytetit, pasi ministri izraelit i Mbrojtjes tha se Izraeli ka nisur një sulm “parandalues” kundër Iranit
Stamboll
Shpërthime u dëgjuan në Teheran herët të shtunën dhe re të dendura tymi u panë mbi disa pjesë të qytetit, pasi ministri izraelit i Mbrojtjes tha se Izraeli ka nisur një sulm “parandalues” kundër Iranit, transmeton Anadolu.
Sirena alarmi u dëgjuan gjithashtu në mbarë Izraelin, i cili shpalli një gjendje të jashtëzakonshme “të posaçme dhe të menjëhershme” në të gjithë vendin, që përfshin ndalimin e aktiviteteve arsimore, tubimeve dhe punës në sektorët jo thelbësorë.
Transmetuesi izraelit Channel 12 i raportoi se SHBA-ja dhe Izraeli e nisën sulmin bashkërisht.
Sulmet vijnë mes përpjekjeve diplomatike ndërmjet zyrtarëve amerikanë dhe iranianë për një marrëveshje lidhur me programin bërthamor të Iranit.
Ministri i Punëve të Jashtme i Omanit, Badr Albusaidi, i cili ndërmjetësoi bisedimet, u takua të dje me zv/presidentin e SHBA-së, JD Vance.
“Jam mirënjohës për angazhimin e tyre dhe pres përparim të mëtejshëm dhe vendimtar në ditët në vijim. Paqja është brenda mundësive tona”, shkroi Albusaidi në rrjetin social amerikan X pas takimit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
