Bota

Izraeli nesër liron 90 të burgosur palestinezë në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës

Siç njofton Zyra e Informacionit për të Burgosurit Palestinezë në Gaza, ndër të burgosurit nëntë janë në vuajtje të dënimit të përjetshëm, ndërsa 81 të tjerë janë të dënuar afatgjatë

Ikrame Imane Kouachi  | 31.01.2025 - Përdıtësım : 31.01.2025
Izraeli nesër liron 90 të burgosur palestinezë në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës

Ankara

Izraeli gjatë ditës së nesërme do të lirojë 90 të burgosur palestinezë në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Informacionit për të Burgosurit Palestinezë në Gaza, ndër të burgosurit nëntë janë në vuajtje të dënimit të përjetshëm, ndërsa 81 të tjerë janë të dënuar afatgjatë.

Më herët gjatë ditës, grupi palestinez Hamas njoftoi emrat e tre pengjeve izraelite që do të lirohen nesër.

Sipas fazës së parë të marrëveshjes, e cila do të zgjasë 42 ditë, 33 pengje izraelite do të lirohen në këmbim të rreth 1.700 deri në 2 mijë të burgosurve palestinezë.

Dje, Hamasi liroi tre izraelitë dhe pesë tajlandezë në Gaza, ndërsa Izraeli liroi 110 të burgosur palestinezë. Ky ishte shkëmbimi i tretë i këtij lloji që kur armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 19 janar.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 47.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.