Bota

Izraeli: Negociatat me palestinezët nuk duhet të jenë kusht për normalizimin me vendet arabe

"Negociatat me palestinezët nuk duhet të jenë kusht ose pengesë përballë kontakteve të vazhdueshme për normalizim me vendet e rajonit", tha Shefi i intelegjencës izraelite Mossad, Yossi Cohen

Ekip   | 19.10.2020
Izraeli: Negociatat me palestinezët nuk duhet të jenë kusht për normalizimin me vendet arabe

Kuds

Shefi i intelegjencës izraelite Mossad, Yossi Cohen, ka deklaruar se normalizimi i Izraelit me vendet arabe nuk duhet të kushtëzohet me avancimin e negociatave me palestinezët, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Negociatat me palestinezët nuk duhet të jenë kusht ose pengesë përballë kontakteve të vazhdueshme për normalizim me vendet e rajonit", tha Cohen për Korporatën Izraelite të Transmetimit. 

Më herët, mediat izraelite raportuan se Cohen është caktuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu të realizojë kontakte të fshehta me kretët e vendeve arabe. 

Së fundmi, Izraeli nënshkroi dy marrëveshje normalizimi me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.

"Marrëveshjet me vendet e Gjirit na japin një intensitet të rëndësishëm strategjik kundër boshtit të së keqes së drejtuar nga Irani. Izraeli shpreson që vendet e tjera të vendosin kontakte zyrtare. Ne jemi në kontakt me disa vende në rajon, si dhe jashtë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë", tha Cohen.

Më 15 shtator, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të krijojnë marrëdhënie të plota diplomatike, kulturore dhe tregtare me Izraelin, pasi nënshkruan marrëveshje të diskutueshme në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshjet janë kundërshtuar gjerësisht nga palestinezët, të cilët thonë se ato injorojnë të drejtat e tyre dhe të njëjtat nuk i shërbejnë çështjes palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın