Bota

Izraeli ndalon kamionët e ndihmave humanitare për në Gaza pas nisjes së sulmeve të reja

Izraeli gjithashtu udhëzoi që kamionët në anën palestineze të kalimit Rafah të zbrazen sa më shpejt të jetë e mundur, tha Gjysmëhëna e Kuqe

Ahmed Asmar  | 02.12.2023 - Përdıtësım : 03.12.2023
Izraeli ndalon kamionët e ndihmave humanitare për në Gaza pas nisjes së sulmeve të reja

Gaza

Izraeli sot ndaloi kamionët e ndihmave të hyjnë në Rripin e Gazës nga pala egjiptiane përmes pikës kufitare Rafah, duke rifilluar sulmin e tij shkatërrues kundër enklavës palestineze pasi shpalli fundin e pauzës humanitare njëjavore, transmeton Anadolu.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha në një deklaratë se pala izraelite e informoi atë dhe organizatat e tjera të ndihmës që operojnë në Gaza për vendimin, i cili do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Izraeli gjithashtu udhëzoi që kamionët në anën palestineze të kalimit Rafah të zbrazen sa më shpejt të jetë e mundur, shtoi Gjysmëhëna e Kuqe.

“Ky vendim përkeqëson vuajtjet e popullit (palestinez) dhe rrit shkallën e sfidave për organizatat humanitare dhe të ndihmës në zbutjen e vuajtjeve të njerëzve”, tha organizata.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e intensifikuara në gjithë Rripin e Gazës sot herët pasi shpalli fundin e pauzës humanitare, duke rezultuar në viktima palestineze.

Të paktën 178 palestinezë janë vrarë dhe 589 të tjerë janë plagosur që kur Izraeli rifilloi bombardimet në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Pauza humanitare filloi më 24 nëntor si pjesë e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas për të ndalur përkohësisht luftimet për të lejuar shkëmbimin e pengjeve, si dhe shpërndarjen e ndihmave.

Më shumë se 15.000 palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra, janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın