Bota

Izraeli “nën zjarr” pasi Irani po hakmerret

"Sulmi iranian është duke vazhduar. Dhjetëra raketa të tjera u lëshuan drejt Izraelit. I gjithë Izraeli është nën zjarr derisa Irani lëshon raketa", tha ushtria izraelite

Esra Tekin  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 15.06.2025
Izraeli “nën zjarr” pasi Irani po hakmerret Foto: Saeed Qaq/AA

Stamboll

Ka filluar hakmarrja e Iranit ndaj sulmeve të Izraelit në objektet bërthamore dhe ushtarake të Teheranit ndërsa ushtria izraelite tha se identifikoi raketa të lëshuara drejt vendit, transmeton Anadolu.

"Sulmi iranian është duke vazhduar. Dhjetëra raketa të tjera u lëshuan drejt Izraelit. I gjithë Izraeli është nën zjarr derisa Irani lëshon raketa", tha ushtria izraelite në platformën sociale X.

Rrjeti zyrtar iranian Press TV raportoi se Teherani nisi operacionin “Premtimi i Vërtetë III" kundër Izraelit dhe tha se raketat patën një ndikim të drejtpërdrejtë në Tel Aviv.

sipas mediave izraelite, shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror menjëherë pasi sirenat u aktivizuan në zonë.

Izraeli filloi një operacion ushtarak sot herët, duke shënjestruar objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit dhe duke vrarë komandantët të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë. Sulmet vazhduan deri në mbrëmje, me qytetet Teheran, Natanz, Tabriz dhe Isfahan të goditura.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın