Bota

Izraeli: Mbetjet e dy pengjeve të tjerë u dorëzuan nga Hamasi sipas marrëveshjes së armëpushimit

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se dy arkivole me robër të vdekur janë në rrugën e tyre për te trupat izraelite në Rripin e Gazës.

Mohammad Sıo  | 21.10.2025 - Përdıtësım : 21.10.2025
Izraeli: Mbetjet e dy pengjeve të tjerë u dorëzuan nga Hamasi sipas marrëveshjes së armëpushimit

Stamboll

Ushtria izraelite tha të martën në mbrëmje se trupat e dy pengjeve të tjerë u transferuan nga Hamasi te Komiteti Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Gaza sipas marrëveshjes së armëpushimit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se dy arkivole me robër të vdekur janë në rrugën e tyre për te trupat izraelite në Rripin e Gazës.

Hamasi tha të martën herët se do të dorëzonte mbetjet e dy pengjeve izraelitë sonte pasi ato të nxirreshin nga rrënojat.

Hamasi tashmë ka liruar 20 pengje izraelitë të gjallë dhe ka dorëzuar mbetjet e 14 robërve të tjerë në këmbim të gati 2.000 të burgosurve palestinezë sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi midis Izraelit dhe Hamasit më 10 tetor, bazuar në një plan me faza të paraqitur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale e Izraelit ka vrarë më shumë se 68.200 njerëz dhe ka plagosur më shumë se 170.000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın