Bota

Izraeli mban ende në burg 50 nga 197 gazetarët palestinezë që arrestoi nga 7 tetori 2023

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se forcat izraelite arrestuan gazetarin Asid Ammarne nga Betlehemi, një qytet në jug të Bregut Perëndimor

Qais Omar Darwesh Omar, Ömer Erdem  | 28.08.2025 - Përdıtësım : 28.08.2025
Izraeli mban ende në burg 50 nga 197 gazetarët palestinezë që arrestoi nga 7 tetori 2023

Ramallah

Izraeli mban ende në burg 50 nga gazetarët palestinezë që ka arrestuar që nga nisja e ofensivës kundër Rripit të Gazës më 7 tetor 2023, transmeton Anadolu.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se forcat izraelite arrestuan gazetarin Asid Ammarne nga Betlehemi, një qytet në jug të Bregut Perëndimor.

"Me arrestimin e Ammarne-s, numri i gazetarëve në burgjet izraelite nga fillimi i gjenocidit në Rripin e Gazës është rritur në 50. Që nga fillimi i gjenocidit kundër Rripit të Gazës më 7 tetor 2023, Izraeli ndaloi dhe arrestoi 197 gazetarë. 50 prej tyre përfshirë një grua ndodhen ende në burg. Në burg janë edhe 5 persona të ndaluar para 7 tetorit", thuhet në deklaratën me shkrim të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë.

Më tej thuhet se Izraeli përshkallëzoi politikën e tij të arrestimit dhe shënjestrimit të gazetarëve në Rripin e Gazës në mënyrë të paprecedentë.

"Autoritetet izraelite synojnë t'i heshtin gazetarët, të vendosin kontroll dhe mbikëqyrje më të madhe mbi aktivitetet e tyre gazetareske, t'i privojnë ata nga e drejta e tyre për lirinë e mendimit dhe shprehjes dhe për të ushtruar profesionin e tyre si dhe të shënjestrojë gazetarët në gjenocidin e tij në Gaza", theksohet në deklaratë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.