Izraeli lejon vetëm një të tretën e kamionëve me ndihma në Gaza
Sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur më 10 dhjetor, 600 kamionë me ndihma duhej të hyjnë në Gaza për çdo ditë
Gaza/Stamboll
Izraeli nuk po lejon më shumë se 200 kamionë në ditë me ndihma në Rripin e Gazës nga 600 të rënë dakord sipas marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.
Ismail Al-Thawabteh, i cili drejton zyrën për media të qeveisë në Gaza, për Anadolu tha se Izraeli lejon vetëm “më pak se një të tretën” e furnizimeve me ndihma të nevojshme për popullsinë 2.4 milionëshe në Gaza.
“Izraeli po e menaxhon urinë në Gaza qëllimisht, ngadalë dhe në mënyrë kumulative”, tha ai, duke paralajmëruar se nivelet e kequshqyerjes në mesin e popullsisë së Gazës kanë tejlauar 90 për qind.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Hamasit dhe Izraelit më 10 dhjetor, 600 kamionë me ndihma duhej të hyjnë në Gaza për çdo ditë.
Megjithatë, Izraeli nuk i është përmbajtur marrëveshjes, duke nisur sulme pothuajse të përditshme që kanë vrarë të paktën 342 palestinezë që nga 10 dhjetori.
Thawabteh tha se Izraeli vazhdon të ndalojë hyrjen e makinerive dhe pajisjeve të rënda “të nevojshme nga ekipet e mbrojtjes civile për të nxjerrë trupat e martirëve nga rrënojat, në një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve humanitare”.
Ai e përshkroi praktikën izraelite si “një krim të përbërë që konsiston në urinë e qëllimshme të civilëve dhe pengimin e ndihmës”.
Ai u kërkoi ndërmjetësve dhe garantuesve të armëpushimit “të ushtrojnë presion serioz dhe efektiv për të detyruar pushtimin izraelit të përmbushë atë që ka nënshkruar dhe të ndalojë menjëherë këto shkelje të rënda”.
Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë pothuajse 70 mijë njerëz në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 170.900 në një ofensivë brutale që e ka kthyer pjesën më të madhe të enklavës në rrënoja.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
