Bota

Izraeli kërkon që të gjithë 1 milion palestinezët në qytetin e Gazës të largohen drejt jugut

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee kërcënoi për nisjen e sulmit në shkallë të gjerë në qytetin e Gazës

Mustafa Deveci  | 09.09.2025 - Përdıtësım : 09.09.2025
Izraeli kërkon që të gjithë 1 milion palestinezët në qytetin e Gazës të largohen drejt jugut

Ankara

Ushtria izraelite ka kërcënuar për nisjen e sulmeve në shkallë të gjerë në qytetin e Gazës dhe ka kërkuar që të gjithë 1 milion palestinezët që luftojnë për të mbijetuar në rajon të largohen "menjëherë" drejt jugut, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite që përgatitet të pushtojë qytetin e Gazës, planifikon të zhvendosë me forcë edhe njëherë tjetër 1 milion palestinezë që luftojnë për të mbijetuar në rajon. Duke intensifikuar sulmet e saj ajrore, ushtria izraelite synon të dëbojë në rajonet jugore të Gazës gati 1 milion palestinezë, shumica e të cilëve jetojnë në tenda të improvizuara.

Të detyruar të zgjedhin midis tokës dhe jetës së tyre, palestinezët përballen me një tjetër zhvendosje të detyruar nën kërcënimin e ofensivave tokësore.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në një mesazh të postuar në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, kërcënoi për nisjen e sulmit në shkallë të gjerë në qytetin e Gazës.

Ai kërcënoi se qëndrimi në qytetin e Gazës është "jashtëzakonisht i rrezikshëm" dhe u bëri thirrje 1 milion palestinezëve në rajon të largohen "menjëherë" drejt jugut në rajonin Al-Mawasi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha dje se ata po përgatiten për sulme tokësore ndaj qytetit të Gazës dhe u kërkoi palestinezëve në rajon të zhvendosen në jug të enklavës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın