Bota

Izraeli kryen sulm pranë ndërtesës së Gjysmëhënës së Kuqe në Teheran

- Sipas televizionit shtetëror iranian, Izraeli kreu sulm pranë një ndërtese që i përkiste Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane në veri të Teheranit.

Ahmet Dursun  | 18.06.2025 - Përdıtësım : 18.06.2025
Izraeli kryen sulm pranë ndërtesës së Gjysmëhënës së Kuqe në Teheran

Istanbul

TEHERAN (AA) - Izraeli sulmoi një zonë pranë ndërtesës së Gjysmëhënës së Kuqe në kryeqytetin e Iranit, Teheran, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Izraeli kreu sulm pranë një ndërtese që i përkiste Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane në veri të Teheranit.

Imazhet e publikuara nga Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane treguan tym që ngrihej përreth ndërtesës.

Konflikti filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit.

Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, si dhe komandën e lartë ushtarake.

Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm, komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulmet izraelite në Iran, numri total i viktimave midis civilëve u njoftua të jetë 224.

Raportohet se 24 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën në hakmarrjen e ushtrisë iraniane kundër Izraelit me raketa balistike.

Shumë vende, veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın